Grushta e shkelma, dhunohet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij

0

Është dhunuar ditën e sotme për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila në Lezhë dhe bashkëshortja e tij.

Ka qenë vetë gazetari që ka bërë denoncimin në polici. Dyshimet janë se gazetari dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar për shkak të një lajmi të publikuar sot që ka të bëjë vendimin e Gjykatës së Parë në Lezhë në lidhje me dënimin e Fran Amerit për veprën penale “Falsifikim dokumentash”.

Ai në kallzim ka treguar se ka qenë në makinë dhe se autorët kanë dhunuar me grusht bashkëshorten e tij, si dhe atë.

“Jam me vendbanim në adresën e lartë përmendur, dhe punoj si gazetar i Report TV dhe Shqiptarja.com prej 10 vitesh. Sot me date 25.01.2023 kam publikuar nje lajm ne portalin Shqiptarja.com dhe televizjonin Report Tv ku une punoj, ne kete lajm behet fjale per vendimin qe eshte dhene me date 24.01.2023 nga Gjykata e Shkalles se Pare Lezhe ne lidhje me denimin e shtetasit Fran Ameri per vepren penale “Falsifikim dokumentash”.

Pasi lajmi eshte publikuar ne medjat ku une punoj rreth ores 14:47 te dites se sotme me ka telefonuar nga numri I telefonit “+355*****djali I tij duke me share, ofenduar dhe kercenuar ne lidhje me publikimin e bere. Rreth ores 16:42 isha me bashkeshorten time dhe jam telefonuar nga nje tjeter shtetas me numrin “+355693*****” I prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kerkoi qe te takoheshim perballe Bar Firence ne afersi te rruges se spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin ne fjale dhe ka dale nga nje automjet tip Golf 6 I cili ishte I parkuar ne ane te rruges.

Nga kjo makine ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e te cilit nuk e di. Me thane qe te parkoja makinen dhe te dilja nga makina. Une e parkova ne anen e rruges se vjeter te spitalit dhe aty me jane afruar personat ne fjale te cilet une I identifikova si Paulin Pergjini dhe personi tjeter me Indrit Ameri dhe filluan te me kerkonin llogari dhe te me kercenonin ne lidhje me lajmin e publikuar. Pasi une nuk pranova te zbrisja nga makina tentuan te me hapnin deren e makines dhe ne kete moment ka zbritur bashkeshortja ime shtetasja B.H qe tu thoshte qe te largoheshin. Pasi bashkeshortja ime tentoi ti largonte nga dera e makines dhe po mundohej te telefononte policine shtetasi me Indrit Ameri I ka rene me dore telefonit dhe pasi ajo eshte ulur per te marre telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht ne pjesen e pasme te qafes.

Dhe me pas kane ardhur ne drejtimin tim dhe ka tentuar te me nxjerre me force nga makina. Pasi nuk arriten te me nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Pergjini dhe Indrit Ameri me kane goditur me shkelma dhe grushte. bashkeshortja ime ka hypur ne makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morem mjekimet e duhura. Proçes verbalin e kallzimit pasi e lexoje dhe konfirmoj se thenjet e mia jane shkruar drejt dhe e kuptoj cfare kam thene, e firmos pa asnje verejtje” thuhet në kallzimin e bërë nga gazetari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu