‘Habilajt e Xibraka janë hetuar e gjykuar me vendime të formës së prerë’, PS refuzon mocionin për debat të opozitës

0

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, sqaroi në seancën e sotme qëndrimin e mazhorancës lidhur me kërkesën e opozitës për mocion me debat.

Sipas Çuçit, këto çështje tashmë janë ezauruar nga gjykatat dhe debatet parlamentare, përfshirë këtu edhe komisionet hetimore.

“Në Konferencën e Kryetarëve ne nuk pranuam as rendin e ditës sepse kjo është një çështje e ezauruar nga organet e drejtësisë dhe në këtë parlament. Po të lexosh kërkesën e bërë nga grupi i PD aty duket qartë që të gjitha referencat lidhen duke filluar nga grupi i Habilajve, e cila është gjykuar nga drejtësia italiane e shqiptare dhe janë marrë vendime të formës së prerë, për të vijuar më pas me Xibrakën e cila është hetuar dhe gjykuar me vendim të formës së prerë. Për ne nuk ekziston një çështje e tillë për mocion me debat”, deklaroi Çuçi duke sjellë në vëmendje edhe Komisionin Hetimor të ngritur në parlament në vitin 2018.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu