Habit shqiptarja në Itali! Aida jep ‘kurën’ ndaj Covid: Pak raki dhe të nesërmen çohesh në këmbë!

0

Teksa numri i viktimave nga koronavirusi ka rënë, shumë njerëz kanë filluar ta shohin me skepticizëm pandeminë, ditën e sotme shpërthyen protestat në Romë kundër masave kufizuese ndaj Covid. Disa pre tyre mendojnë se e gjitha ishte një histori e trilluar dhe kudo ndihet një lloj revolte ndaj rregullave qeveritare dhe po dalin kundër. Ndërkohë mediat italiane kanë marrë në intervistë Aidën, një vajzë të re shqiptare, e cila është shpehur kundër mbajtjes së maskës në publik.

Gjatë intervistës ajo shprehet gjithashtu se as gjobën prej 400 eurosh nuk do ta paguajë,ndërsa ndan me publikun edhe recetën e saj të çuditshme anti-Covid. Ajo sugjeron se nëse infektoheni me koronavirus, mjafton të pini pak raki dhe të nësërmen do të jeni mirë.

Ajo tha:

Jemi me ju djema! Unë kam pasur fatin që të sëmurëm shumë rrallë. Shërohem si të gjithë, pak anti-inflamator, pas antibiotik dhe pak raki do e shohësh se nesër në mëngjes do ngrihesh në kmëbë. Nuk kam frikë nga gjoba, prandaj nuk mbaj maskë. Nuk kam frikë nga asgjë. Nuk mendoj se do ta paguaj gjobën. Nuk shoh arsye ta vendos maskën. Jemi në 2020, e dini ju që virusët lindin dhe vdesin shpejt. nuk jam mjeke por kam mësuar gjërat elementarë në shkollë. Në Shqipëri funksionon shumë ndryshe. Do ta mbaja nëse do merrej si respekt për të tjerët, por jo si detyrim. Mua diktaturat nuk më kanë pëlqyer kurrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu