Hackerat bëjnë çmenduri , vjedhin numrin e telefonit të Mark Zuckerberg dhe të dhënat e 553 milionë përdoruesve të Facebook

0

Numri i telefonit të Zuckerberg është midis të dhënave personale të vjedhura nga 553 milion përdorues të Facebook, të cilat janë postuar në internet nga hakerat.

Emri i Zuckerberg, informacioni mbi vendndodhjen, martesën, data e lindjes dhe ID-ja e përdoruesit në Facebook ishin gjithashtu ndër të dhënat personale të botuara në një forum hakerash.

Bashkëthemeluesit e Facebook Chris Hughes dhe Dustin Moskovitz gjithashtu kishin të dhëna të ngjashme personale të përfshira në të dhënat e publikuara.

Një zëdhënës I Facebook në një deklaratë për DailyMail tha se këto të dhëna janë të vjetra.

“Këto të dhëna janë të vjetra për të cilat është raportuar dhe më parë në vitin 2019. Ne e gjetën dhe e rregulluan këtë çështje në gusht të 2019”- tha zëdhënësi.

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur ky sulm kibernetik dhe se si kanë mundur që hakerat të thyejnë sisitemin mbrojtës të personin për të pasur dhe më të mbrojtur në botë siç është Zuckerberg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu