Hakerat iranianë publikojnë 4 lista të reja me afro 1 mijë emra e foto

0

TIRANË- Grupi i hakerave iranianë Homeland Justice vijon të publikojë të tjera të dhëna. Kjëtë herë, Dosja.al ka siguruar katër lista me përlatësisht 268; 276; 271 dhe 172 emra që kanë parë dritën e publikimit në grupin e hapur nga hekrat në Telegram.

Listat përmbajnë emra, foto dhe të dhëna personale që i përkasin qindra shqiptarëve. Nuk dihet se cili është burimi i këtyre listave këtë herë.

Hakerat iranianë kanë marrë përsipër sulmet kibernetike që janë regjistruar në Shqipëri gjatë korrikut dhe në shtator. Ata kanë shpërndarë herë pas here material të Policisë së Shtetit, pamjet filmike të kamerave të sigurisë në pikat kufitare të vendit, përfshirë dhe aeroportin “Nënë Tereza”, duke i shpallur ‘luftë’ shtetit shqiptar. Vetëm një javë më parë qarkulloi një material me emra shqiptarësh e foto, mes tyre dhe të inkriminuar. Pavarësisht se Homeland Justice deklaroi se ishte kartoteka e MEMEX, Policia e Shtetit e mohoi një gjë të tillë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu