Hakerat publikojnë EMRAT e personave në kërkim në 12-të Drejtoritë e Policisë (E PLOTË)

0

“Homeland justice” ka publikuar listën e personave të shpallur në kërkim nga Policia, në të 12-ta drejtoritë e vendit. Në databazën e publikuar online, përmenden emrat e të gjithë personave të dënuar dhe në kërkim me urdhër arresti, dhe ata që janë në kërkim policor.

Që prej vitit 2021 autoritetet shqiptare janë përballur me sulme kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të 202 që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platforma e shërbimeve online e-Albania.

Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS dhe nuk funksionoi në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme kibernetike, qeveria ka akuzuar Iranin dhe është marrë vendimi për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.

Pavarësisht se një javë më parë kur u sulmua sistemi TIMS u tha nga kryeministri Rama dhe ministri Çuçi se të dhënat nuk janë prekur, në fakt sot hakerat kanë publikuar të dhënat për ish-drejtorin Gledis Nano, listat e kërkimit në 12-të drejtoritë e vendit, e shumë informacione të tjera sensitive.

*** Jo të gjithë personat e mëposhtëm janë të kërkuar për vepra të ndryshe penale, në listat e personave në “KËRKIM POLICOR” në të 12-të Drejtoritë Vendore të Policisë, ka dhe persona që janë në kërkim pasi janë larguar nga shtëpia dhe familja i ka bërë kallëzim për “persona të humbur”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu