Hallet e bujqve me grurin/ Nga rendimenti te çmimi, ankesat e korrje-shirjeve

0

Pasi kanë korrur grurin fermerët në fshatrat Pojan dhe Sopë janë të zhgënjyer me prodhimin që kanë marrë pasi rendimenti ka qenë shumë i ulët, aq sa disa prej tyre nuk kanë arritur të prodhojnë as për të mbuluar nevojat familjare.

Për disa të tjerë që kanë prodhim për të shitur, çmimi sot në treg është nën kosto.

Prodhuesit e grurit pohojnë se çmimi nga 4- 5 mijë lekë për kuintal që ka qenë një vit më parë tani shitet me 2500 leke.

Sipas tyre kanë qenë çmimet e larta të punimit të tokës dhe të plehrave kimike ato që kane ndikuar në rritjen e kostos së prodhimit të drithit.

Ruajtja dhe makanizmi ngelet një problem për bujqit e vegjë pasi nuk kanë kushte për të mbajtur drithin deri në një moment tjetër me shpresën për rritje të çmimit dhe që minimalisht të nxjerrin shpenzimet që kane bërë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu