Gjykata e Elbasanit la në burg 35 anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë, avokati: Do e apelojmë vendimin

0

Avokati Demir Çiftja ka folur pasi Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 45 anëtarët e grupeve kriminale që shpërndanin drogë. Gjykata la në burg 35 prej tyre, ndërsa avokati tha se do ta apelojnë vendimin sepse sipas tij duhet të kenë masë më të lehtë sigurie.

“Sapo dolën nga masat e sigurimit të caktuara nga gjykata e Elbasanit. U vlerësuan i të ligjshme ndalimet në flagrancë, dhe si masë sigurime për pjesën më të madhe të personave u caktua masa arrest me burg. Jo të gjitha kërkesat e bëra nga mbrojtja u morën parasysh nga ana e gjykatës. Ne do akimojmë në gjykatën e apelit në tiranë. Ka vend për tu caktuar një masë sigurimi më e butë se ajo e caktuar nga gjykata e shkallës së parë në Elbasan. Të gjithë në momentin e dhënies së dënimit kanë qenë të pranishëm”, tha avokati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu