Hapen kufijtë e BE, merret vendimi për lëvizjen e lirë të personave të vaksinuar plotësisht

0

 

Bashkimi Evropian ka arritur një marrëveshje për hapjen e kufijëve për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht. Lajmi është bërë i ditur nga agjensia e lajmeve AFP, dhe nga të dhënat e deri tanishme udhëtarët nga vende të tilla si Britania dhe Shtetet e Bashkuara do të mund të udhëtojnë në shtetet anëtare të BE pa pasur nevojë të karantinohen.

Gjithashtu gjatë takimit të mbajtur në Bruksel ditën e sotme, u arrit marrëveshja për të rritur kufirin e rasteve të një vendi përpara se ai të shpallej “i pasigurt”

Kjo është një masë që do të lejojë qytetarët nga më shumë vende të udhëtojnë në BE. Udhëtarëve nga vendet si Australia, Zelanda e Re, Koreja e Jugut dhe Izraeli do t’u lejohet të hyjnë në bllok edhe nëse nuk janë të vaksinuar, por do t’u duhet të tregojnë një test negativ.

Ambasadorët e BE kanë rënë dakord për të lejuar personat e vaksinuar të Britanisë dhe vizitorët nga vendet e tjera të treta të hyjnë në bllok. Vendim zyrtar pritet të merret të premten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu