Hapet në Tiranë ekspozita “Distanca e largët, zemrat e afërta” në kuadër të Javës së Kulturës Kineze

0

Tiranë, 22 shtator 2025
Ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Distanca e largët, zemrat e afërta”, e cila prezanton veprat e artistëve kinezë Wu Jun dhe Lin Zhaoyang. Ekspozita organizohet si pjesë e aktiviteteve të Javës së Kulturës Kineze në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 100 të ftuar, mes tyre përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit, znj. Trajko, Rektori i Universitetit të Arteve, z. Bakalli, artistët kinezë Wu Jun dhe Lin Zhaoyang, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.

Ekspozita synon të forcojë lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Kinës, duke sjellë pranë publikut shqiptar artin bashkëkohor kinez dhe mesazhin e afërsisë përmes kulturës.

Postimi i ambasadës kineze