Princi Harry thotë se nuk ishte në gjendje të tregonte asnjë emocion në ditët pas vdekjes së nënës së tij Diana, pasi u raportua se William ka mbajtur heshtje për librin e vëllait të tij “për të mirën e familjes dhe vendit”.
Duka i Sussex-it, foli në një intervistë për ITV për herën e vetme që ai thotë se qau pas vdekjes së nënës së tij në 1997.
Deklarata në fjalë vjen pas disa dëshmive të tij në librin autobiografik, ku mes të tjerash shkruante se ishte sulmuar fizikisht nga William gjatë një grindjeje për martesën e tij me Meghan. Një mik i ngushtë i vëllezërve tha për The Sunday Times se Princi i Uellsit ka mbajtur heshtje për akuzat e Harry-t “për të mirën e familjes dhe të vendit të tij”.
Por miku i paidentifikuar shtoi se William “digjet” nga brenda. Sky News i është drejtuar Pallatit Kensington për koment. Në klipin e fundit të intervistës së tij në ITV, e cila transmetohet e plotë të dielën, Harry trajton vdekjen e Dianës, duke thënë: “Të gjithë e dinë se ku ishin dhe çfarë po bënin natën që vdiq nëna ime. “Kam qarë një herë, në varrim, ndjeva njëfarë faji. Ashtu ndihej dhe William.
“Të gjithë menduan dhe ndiheshin sikur e njihnin nënën tonë dhe dy njerëzit më të afërt të saj, dy njerëzit më të dashur prej saj, nuk ishin në gjendje të tregonin asnjë emocion në atë moment (Ai dhe William)”. Kujtojmë se libri i Harry-t do të dalë javën e ardhshme. Në libër, Harry bën disa akuza marramendëse për familjen mbretërore, së bashku me zbulimet për jetën e tij, duke përfshirë përdorimin e kokainës, mënyrën se si iu tha për aksidentin me makinë të nënës së tij dhe momentin kur humbi virgjërinë.