Ndërron jetë në spitalin e QSUT-së, Enver Sheshi. Ky person, ishte arrestuar për çështjen e inceneratorëve. Dyshohet se 59-vjeçari vdiq nga arresti kardiak.
Ditën e djeshme në orën 16.15, ai doli nga burgu 313 me urgjenë për në QSUT, e pas një arresti kardiak ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit QSUT. Aktualisht po bëhet ekspertiza dhe pritet një tjetër njoftim. Sot është njoftuar edhe ceremonia e varrimit për Sheshin në lagjen ku banonte.
Grupi hetimor po heton mbi shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tij.
Enver Sheshi akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”, në bashkëpunim.