HEC- i i Banjës u dëmtoi shtëpitë, banorët në Gramsh protestojnë para Bashkisë

0
Screenshot

 

Rreth 20 familje nga fshati Kodër Zgjup në Gramsh kanë protestuar përpara bashkisë, duke kërkuar dëmshpërblim për banesat e dëmtuara. Me pankarta në duar, ata denoncojnë zvarritjen prej 6 vitesh të çështjes së tyre nëpër institucione, pa marrë asnjë zgjidhje konkrete.
Sipas banorëve, dëmtimet e banesave kanë ardhur si pasojë e rrëshqitjes së tokës, e shkaktuar pas ndërtimit të hidrocentralit të Banjës, çka i ka detyruar të jetojnë me qira prej vitesh.

Ata akuzojnë drejtuesit vendorë të asaj kohe për trajtim selektiv, duke theksuar se disa familje janë dëmshpërblyer, ndërsa të tjerat janë lënë jashtë skemës.

Protestuesit paralajmërojnë se, në mungesë të një reagimi konkret, do të përshkallëzojnë protestën duke e zhvendosur drejt Tiranës, përpara institucioneve përgjegjëse.Infoweb Media