Hekuran Hasa qëlloi te mjekra gruan, më pas edhe veten/Gjurmë gjaku në çdo cep të shtëpisë

0

Një skenë filmash horror, kjo është ajo që të vjen në mendje teksa sheh pamjet brenda banesës së çifit Rrasa në Divjakë, ku Hekurani, kryefamiljari, qëlloi disa herë me çifte gruan e tij dhe më pas edhe veten.

Në të gjithë shtëpinë, e rrënuar pothuajse, dhe me mungesë investimesh, ka gjurmë gjaku, ndërkohë që e rëndë është edhe gjendja psikologjike e djalit të çiftit, i cili i gjeti prindërit të vdekur në banesë.

Mësohet se 58-vjeçari Rrasa e ka qëlluar bashkëshorten e tij në pjesë e mjekrës, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë, ndërkohë që më pas ka qëlluar edhe veten.

Sipas burimeve vrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit, dhe Fëllënxa Rrasa kishte pasur dy vite më parë urdhër mbrojtje për dhunën e bashkëshortit të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu