Helikopteri i urgjencës nuk ulet dot tek ambjentet e Traumës, transportonte minatorin në gjendje të rëndë

0

Një prej minatorëve të asfiksuar në minierën e Martaneshit mesditën e sotme, është transportuar me urgjencë drejt Tiranës për marrjen e një shërbimi më të specializuar mjekësor.

Gjendja e tij shfaqet e rënduar, ku dhe siç shihet dhe në pamje, minatori 50-vjeçar i identifikuar me inicialet Sh. E., transportohet me barrel në gjendje të pavetëdijshme.

Pasi ka mbërritur te Trauma helikopteri nuk ka mundur dot të ulet pas dy tentativave dhe tashmë sipas burimeve ai nuk shihet më në hapësirën ajërore mbi spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu