Rëndohet akuza për Marjus Demën, ishte qiramarës i lokalit ku vrau shokun e ngushtë

0

Rëndohet akuza për Marjus Demën, 28-vjeçarin i cili ekzekutoi me armë shokun e tij të ngushtë Mehmet Qema, mesnatën e ditës së djeshme në lagjen 5 Maji.

Krahas akuzës për vrasje mbi të rëndojnë dhe akuzat e ‘Fshehjes së provave të krimit’, ‘Largimit nga vendngjarja’ dhe ‘Aktivitetit të paligjshëm’.

Dema rezulton qeramarës i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Në dëshminë e tij përpara hetuesve, 28-vjeçari pohoi se arma nuk ishte e tija dhe e kishte sjellë në tavolinë viktima, Mehmet Qema.

Në atë momente ai kishte filluar të lozte me pistoletën dhe sipas deklarimit të tij kishte qëlluar aksidentalisht mbi shokun e ngushtë.

“Armën në tavolinë e solli Mehmeti, na tha se e kishte gjetur në rrugë. Arma ishte pa karikatorë dhe e vjetër. Unë e mora pasi i kam qejf armët dhe po luaja me të e po ua drejtoja shokëve, sepse e konsideroja të padëmshme. Nuk e dija se kishte plumb brenda. Pas krimit u trondita shumë nuk e mbaj mend ku e lashë armën”, mësohet të ketë thënë Dema.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu