Helmohen 5 turistë në Vlorë, përfundojnë në spital me të vjella e këputje

0

Do të mbahen në monitorim e do tu nënshtrohen analizave për të parë më me detaje se nga u është shkaktuar helmimi.

Pesë turistë kanë përfunduar në spitalin e Vlorës pasi kanë shfaqur shenja helmimi. Mësohet se turistët kanë pasur këputje, të vjella dhe simptoma të tjera që tregojnë se janë helmuar nga ushqimi.

Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por do të mbahen në monitorim e do tu nënshtrohen analizave për të parë më me detaje se nga u është shkaktuar helmimi.

Vetë turistët kanë treguar para bluzave të bardha se kanë drekuar në një restorant në Radhimë. Pikërisht në këtë restorant pritet që të ushtrohet kontroll në lidhje me cilësinë e ushqimit që është ofruar. Dyshime ka edhe mbi ujin e zonës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu