Heqje patente dhe gjoba, policia ndëshkon mbi 70 shoferë në rrugën Elbasan-Tiranë

0

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme e deri në 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 144 km/h deri 156 km/h, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 8 muaj.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, 15 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 123 km/h deri në 127 km/h.

Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 16 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.

Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur , në masën që varionte nga 0.65 mg/l deri në 1.23 mg/l.

Policia Rrugore e Tiranës ka shtuar patrullat e lëvizshme në rrugë duke intensifikuar kontrollet me radarë e dragera me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore përgjatë fundjavës.
Shpejtësia mbi normat e lejuara dhe alkooli në timon, të çojnë vetëm në një destinacion , mos abuzo të arrish më të keqen .
Kontrolle me radar në aksin Sauk-Teg dhe kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e kryeqytetit.
Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 24:00 janë evidentuar nga kontrolli me radar 12 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 144 km/h deri 156 km/h, të cilëve u është pezulluar leja e drejtimit nga 2 deri në 8 muaj.
Janë ndëshkuar me masë administrative nga 6.000 deri në 12.000 lekë të rinj, 15 drejtues mjetesh për shpejtësi nga 123 km/h deri në 127 km/h.
Kontrollet kanë vazhduar dhe po vijojnë në të gjitha rrugët e kryeqytetit duke përdorur alkool testuesit dhe si rezultat janë evidentuar deri në këto momente dhe u është pezulluar leja e drejtimit 16 drejtuesve të automjeteve, të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit , në masën që varionte nga 0.31 mg/l deri në 0.48 mg/l.
Janë ndëshkuar me masë administrative nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, 26 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit që varionte nga 0.07 mg/l deri në 0.28 mg/l.
Gjithashtu, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 4 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur , në masën që varionte nga 0.65 mg/l deri në 1.23 mg/l.
Shijoje fundjavën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
#ThuajStopSjelljesAgresive GjatëDrejtimitTëMjetit
#ThuajJoAlkoolit NeTimon
#BashkohuEdhePërSigurinëRrugore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu