Arrestimi i efektivit RENEA-s, reagon SHÇBA: Grupi i trafikut drejtohej nga Rael Luli

0

Një operacion antidrogë u zhvillua një natë më parë në Kryeqytet ku u vendos në pranga edhe një efektiv i forcave RENEA. SHÇBA ka reaguar për sa i përket operacionit anti-drogë të kryer mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku janë shoqeruar 5 persona.

SHÇBA ka konfirmuar dhe shoqerimin e efektivit të forcave speciale RENEA, Rael Luli, duke zbuluar se këta 5 persona merreshin me shpërndarje kokainë dhe grupi drejtohej nga efektivi i forcave RENEA.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve. Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Mbrëmjen e sotme, SHÇBA krey një aksion anti-drogë në Tiranë, që u finalizua me shoqerimin e 5 personave, përfshirë këtu dhe efektivin e forcave RENEA, Rael Luli. (Lexo ketu)

Njoftimi:

Informacion paraprak

Tiranë – SHÇBA godet grupin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, deri tani 5 të shoqeruar ne kushte flagrance, mes tyre 1 punonjës policie

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.

Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:

Ata janë:

– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;

– J.L., 30 vjeç;

– G.H., 26 vjeç;

– G.S., 27 vjeç;

– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu