Hera e parë që ndodh! Një shqiptare nominohet për çmimin e “Louis Vuitton”

0

Stilistja, Nensi Dojaka është shqiptarja që i bashkohet për herë të parë një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Louis Vuitton dhe kjo padyshim është një mundësi që vjen rrallë.

Në mesin e 20 stilistëve të rinj të përzgjedhur nga “LVMH Prize” e që kanë mbërritur deri në gjysmëfinale, është dhe shqiptarja e talentuar, e cila mori menjëherë emër nga veshja e realizuar për modelen e famshme, Bella Hadid.

Gara do të jetë digjitale për shkak të situatës së krijuar nga pandemia dhe kësaj radhe vjen me një risi: vec votave të ekspertëve më në zë të modës, aty për herë të parë do të kenë peshën e tyre edhe votat e publikut.

Konkursi do të mbahet nga data 6 deri më 11 Prill 2021 online në faqen e dedikuar “lvmhprize”, ku janë publikuar edhe koleksionet e reja.

Koleksioni i shqiptares, Nensi Dojaka renditet i 12-ti , ku ju mund të jepni edhe votën tuaj për të mbështetur stilisten e talentuar.

Çmimi i LVMH për stilistët e rinj ka tërhequr më shumë se 1900 aplikantë nga mbarë bota. Prej tyre janë përzgjedhur 20 stilistë të rinj nga Kina, Franca, Italia, Japonia, Libani, Nigeria, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Vlen të theksohet se për herë të parë në këtë edicion është përzgjedhur një stilist nga Kolumbia dhe një vajzë nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu