Hetim dosjes së Çapjave, akuzat për vrasje dhe grup të strukturuar kriminal të ngritura nga SPAK

0

Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri. Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi per shkak se janë në mungesë, janë të arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Kjo dosje fillimisht u hetua nga prokuroria e Elbasanit, më pas i kaloi SPAK, pasi u ngrit akuza e grupit kriminal. Çapja së bashku me nipin e tij akuzohen për vrasjen e babaë e bir Gentjan dhe Beqir Nezirit. Së bashku me to të pandehur janë marrë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli, do hetohen nga SPAK. Akuzat kundër tyre janë “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur më 15 gusht 2012 në Elbasan. Në kërkim vijon të jetë vetëm Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar. Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, thuhet se është krye nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan, vëllain e Ardjan Çapjas.

Florenc Çapja dhe Ardjan Çapja, në vitin 2012 pretenduan se nuk kishin lidhje me krimin, pasi ditën e ngjarjes ndodheshin në Maqedoni dhe jo në Elbasan. Por 8 vite më vonë, njëri nga vrasësit me pagesë Ervis Bardhi, u zbulua nga një gjurmë gishti, që më pas solli pendimin e tij dhe bashkëpunimin me prokurorinë. Bardhi tregoi se së bashku me Jorgo Lekun ishte paguar nga Ardjan e Florenc Çapja 50 mijë euro, në këmbim të vrasjes së Gentian Beqirit. Bardhi, ka rrëfyer se Gentianin e ka ekzekutuar me 4 plumba në kokë, ndërsa babain e tij, Nezir Beqirin, e mbyti me jastëk Olsi Leku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu