Hidhet në erë me eksploziv makina në lëvizje në Tiranë. Dy shtetas në spital

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet, ku një makinë është hedhur në erë me tritol.

Burime bëjnë me dije se nga ngjarja kanë mbetur të plagosur dy persona.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur pranë rrethrrotullimit të Selitës në Unazën e re.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur shoferi dhe pasagjeri i mjetit.

Makina ka qenë në ecje në momentin e shpërthimit, nuk dihet ende identiteti i personave të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu