Hidhet nga ura 60-vjeçari në Përmet, Policia dhe banorët e zonës nxjerrin trupin e pajetë

0

Hidhet nga ura 60-vjeçari në Përmet, Policia dhe banorët e zonës nxjerrin trupin e pajetë

Policia e Përmetit njofton se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu