“Jam e zonja në dhënien e mesazheve”, Garo për rolin e ri në PD: S’e kisha menduar veten në lista

0

Ish-moderatorja Floriana Garo në një intervistë për “Jo vetëm modë” ka treguar se si ndihet tashmë që është futur në politikë dhe ka rol për të transmetuar mesazhet gjatë fushatës.

Përballë Orinda Hutës, Garo u shpreh se nuk e kishte menduar vetën në listat e PD, pasi sipas saj këtë rolin e zëdhëneses mund ta bëjë më mirë se çdo gjë tjetër.

Nuk kisha menduar një pozicion nëpër lista, por e kisha menduar se mund të ishte një mënyrë kontributi. Në një mënyrë tjetër kontributi mund të jetë dhe në forma të tjera. Por unë mendoj se kjo formë mua më përshtatet më se unë jam e zonja në dhënien e mesazheve”, Garo.

Por edhe pse thotë se i përqen roli të cilin ka tani, nuk i fsheh ambiciet për pozicione të tjera në të ardhmen.

Ky është fillim, unë kam ardhur për ta provuar dhe për të dhënë një kontribut siguisht. Tani varet se sa do të zgjas, si do të ndihem unë gjatë kësaj kohe. Por sigurisht që kam ambiciet e mia. Por ndonjëherë jo të gjitha ambiciet arrihen”, shtoi ajo.

Më tej ajo tregon se beson se PD do të dale fituese dhe mund të ndryshojë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu