“Euro2016” është kujtimi më i bukur i Shqipërisë, arritja më e madhe futbollistike, ku për herë të parë siguruam një biletë në një turne madhor. Askush nuk dëshiron të ndalet këtu, kuqezinjtë kërkojnë të përsërisin historinë, kërkojnë me çdo kusht të jenë pjesë e “Euro2024”, një objektiv fiks ky i FSHF-ës. Si kurrë më parë në vitet e fundit, Kombëtarja ka një brez fantastik lojtarësh, për këtë arsye i vetmi objektiv që përmbush egon e ambientit kuqezi është kualifikimi për në “Euro2024”. Në Frankfurt, në këto momente, po hidhet shorti për kualifikueset e “Euro2024”, Shqipëria po njeh rivalët e tyre në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e tretë së bashku me përfaqësuese si Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.
Shqipëria buzëqesh, shmang rivalët “big”, teksa golat e përballën me Poloninë, Republikën Ceke, Ishujt Faroe dhe Moldavine.
GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro
GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar
GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë
GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni
GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia
GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni
GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani
GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut
GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra
GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki
Si funksionon shorti?
Italia, Kroacia, Holanda dhe Spanja, skuadrat fituese të grupeve të Ligës A të Nations League, do të jenë koka grupi (me nga gjashtë skuadra) në grupet A, B, C dhe D. Në grupet me gjashtë skuadra do të jenë gjithashtu kokë serie vendet e dyta në Ligën A dhe të tretat më të mira.
Për arsye politike, nuk mund të bien në të njëjtin grup: Armenia me Azerbaixhanin, Bjellorusia me Ukrainën, Gjibraltari me Spanjën, Kosova me Bosnjë Hercegovinën dhe Kosova me Serbinë.
Në secilin grup mund të përfshihen maksimumi dy skuadra që përfaqësojnë vende me rrezik të lartë ose mesatar të kushteve të motit në dimër (Bjellorusia, Estonia, Ishujt Faroe, Finlanda, Islanda, Letonia, Lituania, Norvegjia).
Një maksimum prej dy ekipesh të identifikuara me distanca të largëta udhëtimi drejt vendeve të tjera mund të vendosen në secilin grup (Azerbajxhani me Gjibraltarin, Islandën, Portugalinë; Islanda me Armeninë, Qipron, Gjeorgjinë, Izraelin; Kazakistani me Andorrën, Anglinë, Ishujt Faroe, Francën, Gjibraltarin, Islandën, Maltën, Irlandën e Veriut, Portugalinë, Republikën e Irlandës, Skocinë, Spanjën dhe Uellsin).
Shqipëria është e vendosur në Vazon 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë, që do të thotë se nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me këto përfaqësuese. Por ekziston mundësia që kuqezinjtë të bien në të njëjtin grup me dardanët, që janë të vendosur në Vazon 4. Kosova shmang përfshirjen në të njëjtin grup me skuadra të tilla si: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu.
Vazot
Vazoja e Ligës së Kombeve (koka grupi A, B, C dhe D): Kroacia. Italia, Holanda, Spanja
Vazo 1: Belgjikë, Danimarkë, Portugali, Poloni, Hungari, Zvicër.
Vazo 2: Austria, Franca, Uellsi, Anglia, Republika Çeke, Serbia, Skocia, Finlanda, Izraeli, Bosnja dhe Hercegovina.
Vazo 3: Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Shqipëria, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.
Vazo 4: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Kosova, Azerbajxhani, Luksemburgu.
Vazo 5: Estonia, Letonia, Malta, Qipro, Irlanda e Veriut, Sllovakia, Lituania, Gjibraltari, Bjellorusia, Moldavia
Vazo 6: Lihteinshtajni, San Marino, Andorra.