Euro 2024, Kosova “derbi” përballë Zvicrës. Në një grup edhe me Izraelin dhe Rumaninë

0

Kosova do të ketë një grup të vështirë gjatë eleminatoreve të Euro 2024 që do të luhet në Gjermani.

Kombëtarja e Alain Giresse do të ketë përballë në një derbi ekipin e Zvicrës, ku përveç lojtarëve me origjinë shqiptare, aty banojnë edhe një numër i madh shqiptarësh nga Kosova.

Në grupin I, i cili është një nga tre grupet me gjashtë skuadra, Kosova do të luajë edhe përballë dy ekipeve të tjera të forta, Izraeli dhe Rumania.

Ndërkohë që të lehta, të paktën në letër, konsiderohen përballjet me Bjellorusinë dhe Andorën.

Ndeshjet eleminatore të europianit të ardhshëm do të luhen në periudhën mars- nëntor 2023.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu