Historia e 23-vjeçares: Çfarë ndodhi pasi zbulova se burri më tradhtonte

0

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, ditën e hene u trajtua historia e një 23-vjeçareje e cila ishte dhunuar dhe ngacmuar seksualisht brenda familjes së ish-bashkëshortit.

Ajo rrëfeu për publikun kalvarin e gjatë të vuajtjeve dhe skenat tragjike të ndodhura në familje.

Ish-bashkëshorti kishte ushtruar dhunë ndaj saj në mënyrë sistematike. Pas shumë përpjekjesh të njëpanjëshme 23-vjeçarja nuk mundi ta shpëtonte dot martesën e saj.
Sot në pjesën e dytë të emisionit, e reja tregoi të tjera fakte tronditëse. Ajo tha po ashtu se nga martesa lindi edhe një djalë.

Por pas lindjes së djalit gjërat u përkeqësuan. Klejla thotë se përvec dhunës mësoi se ish-bashkëshorti e tradhtonte.

Ajo ka vendosur në atë moment të nisë një jetë të re në Itali. Është rimartuar, Por problem tani është djali. Nëna tregoi se të birin e ka lënë me të atin disa herë, pork a marrë vesh që ai e dhunonte edhe të birin. Sot në studion e emisionit ajo kërkon ndihmë ekonomike për të birin. pasi nga i ati sic thotë, nuk merr asgjë.

“Kur mora vesh edhe tradhtitë Që unë shkoja në punë ai më trasdhtonte Shumë njerëz më gjykojnë por unë kam jetën time. Unë ika në Itali, më thanë prindërit lërja djalin edhe babait se edhe ai e ka fëmijë. Ia cova cunin ca ditë pork u kthye më rrëfeu: Babi më rrafi, më bërtiti. U shtanga e mora në telefon si është problemi, por ai ma mohoi. Ndërsa djali më tregoi edhe pjesët ku e kishte rrahur. Shkova edhe në polici për këtë gjë”,- thotë ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu