Historia e pabesueshme/ 9 ditë të ‘groposur’ nën tokë, ja se si mbijetuan 2 minatorët

0

Dy minatorë që kaluan 9 ditë të bllokuar në një minierë zinku të shembur, në Korenë e Jugut janë shpëtuar.

Burrat, të moshës 62 dhe 56 vjeç, besohet se janë mbajtur ngrohtë duke ndezur një zjarr dhe duke ndërtuar një tendë plastike dhe kanë mbijetuar vetëm duke konsumuar kafe. Sipas mediave të huaja, të dy të shpëtuarit janë në gjendje stabile.

Dy minatorët u bllokuan gati 200 metra (650 këmbë) nën tokë pasi një pjesë e minierës së zinkut ku po punonin u shemb më 26 tetor në Bonghwa, në lindje të vendit. Presidenti Yoon Suk-yeol e quajti shpëtimin e tyre një mrekulli.

“Faleminderit dhe faleminderit sërish që u kthyet shëndoshë e mirë nga udhëkryqi i jetës dhe vdekjes”, ka shkruar ai në Facebook. Autoritetet thanë se minatorët mbijetuan duke pirë ujë që ra nga tavani dhe duke përdorur pluhur kafeje për ushqim.

Operacioni i shpëtimit filloi të enjten kur punonjësit e urgjencës shpuan një vrimë dhe futën një kamerë të vogël në përpjekje për të gjetur minatorët. Ata u zbuluan përfundimisht të ulur krah për krah duke u ngrohur me njëri-tjetrin, në një dhomë ku takoheshin boshtet e minierës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu