“Duhet të frikësohemi”/ Shkencëtarët: Alienët mund të jenë aq të zhvilluar sa të na shohin ne si milingona primitive

0

Për njerëzimin është ende dilemë ekzistenca e alienëve dhe sigurisht, pamja e tyre.

Ekspertët kanë paralajmëruar së fundmi se këto qenie jashtëtokësore mund të jenë super-qenie të fuqizuara nga teknologjia artificiale dhe tepër të përparuar për njerëzimin.

Madje, ata paralajmërojnë se mund të jenë aq të avancuar sa të na shikojnë me përçmim si milingona kështu që ne do të duhet të shpresojmë se ata “ta vizitojnë Tokën në paqe”.

Këto paralajmërime janë bërë në një dokumentar të ri të BBC-së, i cili fokusohet në zbulimin e reagimit që bota jonë do të ketë ndaj një vizite të jashtëtokësorëve.

Dr Preston, një lektore e shkencës planetare dhe astrobiologjisë në University College London, thotë se mund të kemi shumë për tu frikësuar.

Ajo tha për The Sun: “Ne mendojmë se nëse ka jetë aliene atje, atëherë ka shumë mundësi të jetë më inteligjente se ne.

“Nëse e shikoni logjikisht, universi është 13.8 miliardë vjeç, por jeta në planetin tonë filloi të mbërrinte vetëm 3.9 miliardë vjet më parë – inteligjenca është një gjë relativisht e re për ne. Ne mendojmë se nëse ndeshemi me jetën, ajo do të jetë organizma të vegjël ose do të jetë shumë përpara nesh.

Ekziston një teori që qytetërimi ka një jetëgjatësi, kështu që mund të ndodhë që këto qytetërime kanë evoluar deri në pikën ku qytetërimi i tyre përfundon. Ku mund të kishin evoluar – kush e di?”- tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu