Historia e trishtë e Floresha Zhidrut, Lefteri ishte burri i dytë që ia vret policia

0

Floresha Zhidru, është bashkëshorte e Lefter Zhidrut, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA ditën e djeshme, pas rezistencës së gjatë dhe mos bindjes për t’u dorëzuar. 56-vjeçarja nga Pajova e Peqinit, ka mbetur e ve sërish, pasi ishte hera e dytë që ishte martuar dhe që bashkëshorti ndërron jetë. Fati i saj i keq thellohet edhe më tepër kur mësohet se të dy bashkëshortët janë vrarë nga policia. Bëhet me dije se bashkëshorti i parë u ekzekutua nga policia në kufi, kur ai po tentonte të kalonte në Greqi me këmbë.

Me bashkëshortin e parë, ajo ka një djalë 24 vjeçar, por atë nuk e ka takuar që prej athere, pasi është në kujdestarinë e të afërmve t ëish-bashkëshortit. Panorama mëson se Floresha u kthye në Peqin asokohe dhe familja e martoi me Lefterin, të cilët pasi jetuan disa kohë në Sarandë, u shpërngulën në Elbasan. Mëngjesin e sotëm Floresha u shfaq e revoltuar me mediat dhe policinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu