Historike/ Arbitre elbasanase për herë të parë në Euro 2025 për vajza

0

Pas arbitrimit historik të Emanuela Rustës dhe Edjena Kapxhiut në UEFA Women’s Champions League, në ndeshjen Benfica-Barcelona, arbitret shqiptare do të vendosin sërish drejtësi në arenën europiane.

Emanuela Rusta si kryesore, Edjena Kapxhiu e Mirjeta Salla në rolin e asistentes, dhe Kejsi Tafili si arbitre e katërt do të gjykojnë për herë të parë në histori një ndeshje kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza.Të premten e 31 majit (ora 20:00) arbitret shqiptare do të gjykojnë ndeshjen e grupit B1, Zvicër-Hungari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu