Historike/ Miratohen dy medikamente për shërimin nga kanceri i gjirit në Angli

0

ANGLI- Instituti Kombëtar për Kujdesin Shëndetësor në Angli ka miratuar dy barna me qëllim kurimin e kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Në njoftimin që është bërë publik ditën e sotme thuhet se dy barnat që u miratuan janë “Alpelisib” dhe “Trodelvy”, me të cilat deri më tani janë bërë disa teste në pacientë të sëmurë me kancer gjiri dhe kanë dhënë rezultat.

“Alpelisib është një trajtim për një lloj të caktuar të kancerit të avancuar të gjirit (ER pozitiv/HER2 negativ) në pacientët me një mutacion specifik të gjenit PIK3CA. Ky medicament përdoret në rastet kur sëmundja ka avancuar dhe është futur në sistemin endokrin të njeriut”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që nga medikamenti “Trodelvy” mund të përfitojnë gratë me kancer të gjirit në nivel të avancuar.

“Ai është tashmë i disponueshëm rast pas rasti për një numër të kufizuar pacientësh në Qendrën e Kancerit Clatterbridge. Ne po punojmë për t’i ofruar këto barna pacientëve që mund të përfitojnë sa më shpejt që të mundemi. Onkologët tanë, specialistë të kancerit të gjirit do të diskutojnë situatën me pacientët e kualifikuar sapo trajtimi të jetë i disponueshëm këtu”, përfundon njoftimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu