Hodhi nga dritarja e automjetit çantën me kanabis, arrestohet 21-vjeçari në Lezhë

0

Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Lezhës, pasi ka hedhur një çantë dore me kanabis nga makina. Kjo lëndë narkotike ishte e gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Lezhë/Një tjetër goditje në vijim të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndaj veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike.

Sapo pa shërbimet e Policisë, hodhi nga dritarja e automjetit me të cilin lëvizte, çantën e dorës me sasi cannabisi, të cilën e kishte siguruar për ta shitur në doza, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e cannabisit.

Në vijim të patrullimeve dhe kontrolleve të kryera 24/7, nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, është konstatuar gjatë lëvizjes në lagjen “Kodërmarlekaj”, automjeti ku ishte pasagjer shtetasi.

Ky shtetas, sapo ka konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një çantë dore, me një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve proceduriale është arrestuar dhe vënë në pranga, 21 vjeç, banues në Lezhë, si dhe është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës narkotike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu