Humb 82 vjeçari në Maliq,vuante nga probleme të shëndetit mendor

0

Policia e Korçës ka njoftuar ditën e sotme se një 82 vjeçar që vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V.K., i cili është larguar nga shtëpia e tij ditën e djeshme rreth orës 16:00. Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të bërë të mundur gjetjen e tij.

“Maliq

Më datë 13.04.2021, rreth orës 16:00, është larguar nga banesa e tij në Maliq, shtetasi V. K., 82 vjeç, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e tij.

Çdo qytetar, i cili mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e këtij të moshuari, është i lutur që të telefonojë në numrin 129 të Policisë së Shtetit.

Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.” njoftoi Policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu