Humb betejën me Covid-19 mjeku i njohur elbasanas. Emri

0

Ka humbur betejën me Covid-19 mjeku i njohur elbasanas dr. Hiqmet Shqerra.

Prof. dr. Hiqmet Shqerra ishte i shtruar në spitalin Covid-3, por nuk ka mundur të fitojë betejën me koronavirusin duke u ndarë nga jeta pak pas mesnate në moshën 82-vjeçare.

Doktor Shqerra lindi në Elbasan në një familje autoktone dhe me tradita. Ai studioi në Fakultetin e Mjeksisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.

Ai studioi në Fakultetin e Mjeksisë dhe u specializua në Degën e Psikiatrisë me rezultate të larta dhe më pas mori titujt akademikë.

Ai ishte një nga neuropsikiatrit më të shquar në shkallë vendi dhe mbante titullin profesor.

Gjatë eksperiencës së tij 56-vjeçare si mjek neuropsikiatër, doktor Shqerra dha një kontribut shumë të rëndësishëm në trajtimin dhe kurimin e qindra pacientëve shqiptarë me probleme të shëndetit mendor. Për 20 vite drejtoi Spitalin psikiatrik të Elbasanit ku u shqua për aftësitë e veçanta profesionale dhe komunikimin e jashtëzakonshëm human me pacientët, familjarët dhe të gjithë komunitetin.

Infoweb.tv i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes Shqerra!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu