Humb fëmija 3-vjeçar në Durrës/ Në pranga gjyshi, kërkohet gjyshja

0

Një nënë në Durrës ka denoncuar në polici zhdukjen e fëmijës së saj 3-vjeçar.

Vogëlushi jetonte me nënën, pasi i ati ka një vit që ka ndërruar jetë në një aksident rrugor, ndërsa takonte rregullisht gjyshërit.

3-cjeçari kishte shkuar tek gjyshërit, prindërit të të atit, por prej 4 ditësh ka gjurmë. Nëna ka bërë denoncimin në polici.

Kjo e fundit ka arrestuar gjyshin e fëmijës Rexhep Gunin 58 vjeç, teksa kërkohet gjyshja.

Gjyshi pretendon se fëmija ka shkuar tek të afërmit në Kukës, por nuk gjendet as atje në adresën e dhënë.

Sipas burimeve në polici, ka dyshime se fëmija mund të jetë marrë dhe larguar jashtë shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu