Ish-kryetari i Bashkisë së Kavajës, Selim Veizi ka humbur jetën në moshën 75-vjeçare.
Veizi ishte infektuar me Covid -19 dhe prej disa ditësh ishte në luftë për jetën, të cilën fatkeqësisht e humbi.
Ministria e Shëndetësisë raporti ditën e djeshme 9 raste me koronavirus në Kavajë, ndërsa i bëri apel qytetarëve të respektojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.