Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike në një aksident në Greqi.
Siç raportojnë mediat greke aksidenti ka ndodhur në fshatin Skepasto dhe shqiptari humbi jetën pasi ra nga motori me të cilin ai po udhëtonte.
40-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë buzë rrugës mëngjesin e sotëm. Trupi i tij u dërgua në morgun e spitalit Kalavrita, ku më pas u njoftuan edhe familjarët.
Shqiptari ishte babai i një fëmijë.
Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





