Humb jetën në moshën 17 vjeçare talenti shqiptar në futboll, klubi jep lajmin e trishtë

0

Klubi i futbollit në Kosovë, Gjakova, përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një lajm të hidhur për të gjithë. Klubi njofton se ka ndërruar jetë në një moshë të re, futbollisti i tyre, Elirion Shabanaj, vetëm 17 vjeç.

Gjakova i shpreh ngushëlimet familjarëve të Elirionit, teksa shkruajnë se ishte një futbollist i talentuar dhe shumë i disiplinuar.

Postimi i plotë i klubit:

Njoftojmë të gjithë dashamirët e klubit dhe futbollistët e të gjitha gjeneratave se sot ndërroi jetë në moshën 17 vjeqare futbollisti ynë ELIRION SHABANAJ i cili ishte shembull për të tjerët si djalosh i diciplinuar por edhe futbollist shumë i talentuar i Kf.Gjakova.

Ne si kryesi dhe staf dhe te gjitha grupmoshat e klubit ngushllojmë familjen SHABANAJ… Me xhehnet e shpërbleft allahu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu