Humb jetën në moshën 75-vjeçare aktori i njohur Xhemil Tagani

0

Arti shqiptar është në zi.Ditën e sotme, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare aktori i  njohur Xhemil Tagani.

Tagani u lind në Tiranë, më 6 shkurt 1945, ndërsa në karrierën e tij artistike ka interpretuar mbi 70 role në teatër.

Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare, ku si më të arrirët përmenden : Agroni te “Shokët”, Alqi te “Studentja e vitit të fundit”, Tushka te “Një nuse për Stasin”, Uçi te “I pazvëndësueshmi”, Selimi te “Bashkë me Agimin”, Ina te “Arturo Ui”, Peç Mbloçi te “Lumi i vdekur”, Reizi te “Duke u gëdhirë viti 1945”, Samiu te “Kështu të dua”, Thomai te “Nën dritat e skenës”, te “Kryqi i bardhë”, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu