Humb jetën nga Covid-19 kryetarit të këshillit bashkiak, Ramazan Cara

0

Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës Ramazan Cara.

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, nuk mundi të fitojë betejën për jetën me virusin vrasës Covid19.

Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në një spital Covid në Tiranë, por pavarësisht kujdesit dhe përpjekeve të mjekëve nuk ka mundur dot që të mposhtë Covid, duke lënë pas dhimbje te familjarët, por edhe qytetarët e Kavajës, të cilët e përshkruajnë si një mik të mirë, dhe intelektual aktiv.

Përpara se të zgjidhej në postin e Kryetarit të Këshillit Bashkiak, Cara ka shërbyer për disa mandate dhe si anëtar, nga radhët e Partisë Socialiste, ndërsa ka qenë një emër i njohur për komunitetin lokal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu