Infektohen masivisht me Covid-19 nxënës e mësues/ Mes të infektuarve dhe kirurgë e infermierë

0

Situata e Covid-19 në qytetin e Vlorës paraqitet alarmante, pasi 24 orët e fundit janë konfirmuar 60 raste të reja.

Rastet e reja janë regjistruar kryesisht në kopshte e shkolla, ndërsa gjithashtu janë infektuar dhe efektivë policie, inxhinier, sanitare e kirurgë.

Përsa i përket rasteve të reja në institucionet arsimore janë konfirmuar pozitivë: 1 nxënës në shkollën “Jani Minga”, 1 mësues në bashkinë Selenicë, 2 nxënës në shkolla private, 2 studentë, 2 kuzhiniere në kopshtin nr8, 1 edukatore kopshti nr 9, 1 punonjës në shkollën për personat me prapambetje të lehtë mendore, 1 mësues në shkollën tregtare, 1 mësues në shkollën “Ibrahim Kushta”, 1 mësues në shkollën e fshatit Armen.

Për të vijuar më tej me: 1 efektiv policie, 1 inxhinier, 1 punonjës në OSHE, 1 sanitare në kirurgji, 1 kujdestare në familje e rastet e tjera të papunë apo vetëpunësuar. Shkollat e kopshtet mbeten sërish vatër Covid-19 ku rastet kanë ardhur në shtim. Kryesisht kopshti nr9, por edhe kopshti nr8 ku janë prekur me covid-19 dy kuzhiniere.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë konfirmoi 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë, situata paraqitet problematike edhe në 4 spitalet Covid, me kapacitet 550 shtretër, ku aktualisht po marrin trajtimin 531 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu