Humb jetën nga Covid-19 mjeku i njohur i Elbasanit Ferdinant Shkrepa

0

Humb betejën ndaj Covid-19 mjeku i njohur i Elbasanit Ferdinant Shkrepa.

Lajmi është bërë i ditur sot në orët e para të mëngjesit.

Ferdinant Shkrepa, 68 vjeç, ishte një nga mjekët më të njohur okulistë të qytetit Elbasanit dhe më gjërë.

Mësohet se ai kishte rreth 7 ditë që ishte shtruar në Spitalin Infektiv në Tiranë, por edhe pas trajtimit të specializuar nuk arriti ta fitojë betejën me COVID.

Ferdinand Shkrepa punonte më orar të reduktuar në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, ku kryente vizita me pacientët.
Gjithë jetën ia dedikoi këtij profesioni.

Lajmi ka hidhëruar pa masë familjen, të afërmit, miqtë dhe shokët e tij.

Infoelbasani i përcjell ngushëllimet e ndjera familjes Shkrepa!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu