Humb jetën një ditë pasi intubohet, mesazhi prekës i infermierit: Kjo nuk është lamtumirë

0

Situata e COVID-19 vijon të jetë shqetësuese në të gjithë botën. SHBA, India, Brazili, Rusia, Franca, Spanja, Argjentina, Mbretëria e Bashkuar, Kolumbia dhe Meksika janë vendet më të goditura nga COVID-19.

Një histori e trishtë është raportuar nga mediat e huaja, Sergio Humberto Padilla Hernandez 28-vjeç, një infermier Meksika, regjistroi një video-mesazh në momentin që ai u intubua dhe e shpërndau atë në rrjete sociale.

“Erdhi ora e së vërtetës. Tashmë do të futem në intubim dhe çfarëdo që të ndodhë dua që të më kujtoni gjithmonë për atë që isha dhe për atë që jam. Do të kthehem sërish, kjo nuk është lamtumirë. Do t’u shoh sërish miqtë e mi, ju dua”, shprehet ai në video-mesazh.

Por ajo çfarë ndodhi ishte fatale për 28-vjeçarin.

Infermieri nuk mundi ta fitojë betejën me COVID-19, i cili i mori edhe jetën një ditë pas mesazhit të publikuar.

Sipas shifrave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, Meksika ka raportuar 967,825 raste me COVID-19 dhe 95,027 viktima që nga fillimi i pandemisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu