Humb jetën punëtori në Fier, mori plagë të rënda në kokë

0

Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë teksa është goditur në kokë nga një një mjet “Pirun, që shërben për lëvizjen e materialeve.

Policia bën me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Kthesa e Patosit, në një biznes që merrej me grumbullimin e skrapit.

Fier / Informacion paraprak

Rreth orës 13:45, shtetasi F. H., 60 vjeç, banues në Fier, në afërsi të kthesës së Patosit, në ambientet e punës së tij (pikë grumbullimi për skrap), është dëmtuar me mjet tip “Pirun” në kokë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu