Humbën jetën pasi i mori rrjedha e përroit, miqtë dedikime prekëse për babë e bir

0

Pjetër Rushaj 50 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, ishin viktimat që humbën jetën pasi rrjedha e ujit mori makinën me të cilën po udhëtonin në Bogë të Malësisë së Madhe.

Pjetri dhe Jason janë dy viktimat e para të motit të keq në Shqipëri, për këtë sezon dimri.

Të ndjerët u zhdukën mesditën e kaluar, teksa pas 16 orësh kërkime u gjetën në gjatësinë e përroit, në Bogë.

Pjetër Rushaj, 50 vjeç po udhëtonte bashkë me djalin e vajzën me makinë në momentin që uji i përroit i mori përpara.

Fatmirësisht, vajza arriti të dilte nga mjeti dhe u ndihmua nga një banor i zonës, ndërsa 50-vjeçari me djalin i mori rrjedha e ujit.

Të shumta kanë qenë ddikimet në rrjetet sociale për vdekjen e trishtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu