Sekuestrohen sende me vlerë në Rinas, aksesorë floriri dhe 14 ora dore të shtrenjta kontrabandë, pranga 42-vjeçarit

0

Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i tentativës për të kontrabanduar mallra në vendin tonë në Rinas.

Sekuestrohen sende me vlerë, aksesorë floriri, si dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta. Vihet në pranga 42-vjeçari, të cilit iu gjetën në automjet, sendet e kontrabanduara.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave të ndryshme, mbështetur nga inteligjenca informative, bazuar në analizën e riskut, si dhe në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë dhe me autoritetet doganore të PKK Rinas, kanë intensifikuar kontrollet për këtë qëllim.

Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje, bazuar në analizën e riskut, kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin K. H.

Si rezultat i kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, aksesorë floriri (varëse, byzylykë, unazë dhe vathë) dhe 14 ora dore, të markave të shtrenjta, të dyshuara të kontrabanduara, pasi 42-vjeçari nuk dispononte faturë të blerjes së këtyre sendeve.

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu