“Humbës me dinjitet”/ Gjermania reagon në lidhje me zgjedhjet e SHBA

0

Gjatë kohës që Trump ishte në detyrë, ai ka patur një marrëdhënie të tensionuar me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Trump shpeshherë i bënte presion Gjermanisë që të kontribuonte më shumë për shpenzimet e mbrojtjes së NATO-s. Gjithashtu dallimet mes dy vendeve dhe përplasjet e pikëpamjeve të tyre fillonin që nga ndryshimet klimatike e deri te diplomacia dhe trajtimi i pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas ka reaguar për zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Maas tha:

Humbësit e denjë janë më të rëndësishëm në funksionimin e një demokracie sesa fituesit e shkëlqyer. SHBA është më shumë se shfaqje me një aktor dhe ata që hedhin benzinë mbi zjarrin në situatën aktuale, po veprojnë në mënyrë të papërgjegjshme.