Humbi kontrollin e automjetit,vdes në mënyrë tragjike 41-vjeçari

0

Një 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia në Greqi.

Ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke.

Makina u përmbys dhe i shkaktoi plagosje të rëndë e më pas vdekje 41-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu