Humbi plot 10 mijë dollarë, Offset fitoi gjënë më të çmuar në takimin e parë me Cardi B

0

Offset ka folur gjerë e gjatë për marrëdhënien e tij me Cardi B në fillimet e tyre dhe vëmendjen e tërhoqi takimi i parë i çiftit të reperëve.

I ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”, reperi tregoi eksperiencën e tij në takimin e parë me partneren e tij.

“Në takimin e parë bëra diçka të madhe. Doja të bëja diçka që nuk bëhet zakonisht. Doja të kënaqesha dhe jo të isha serioz dhe të shijonim kohën, kështu që e çova tek Super Bowl”, tregoi Offset.

Në vitin 2017-të ndeshja e Super Bowl u zhvillua mes New England Patriots dhe Atlanta Falcons. Kjo e fundit humbi tre minutat e fundit e si për fat të keq, Offset bënte tifo për këtë skuadër.

“I humba 10 mijë dollarë atë mbrëmje, por e dini çfarë fitova? Gruan time”, tha Offset në emision duke qeshur.

Kujtojmë se Cardi B është në pritje të ëmbël dhe do të bekohet me fëmijën e saj të dytë me Offsetm ndërkohë që reperi është baba i katër fëmijëve të tjerë.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu